S'ka prova për vrasjen e JulianitPedoli monstër prapë në Sharrë
Të tjera rreth shkrimit Valbona Paci: Burri im të varet në mes të Tiranës Shoqëria civile protestë për mbrojtjen e fëmijëve “Harrohet” uniforma e Prenjasit, veshja nuk u sekuestrua si provë Familjarët: Na gjeni trupin e Julianit VD/Dëshmia: Pse njoftuam policinë VD/Ekskluzive, A1 Report në Sharrë VD/Familjarët/ Të zhgënjyer nga vonesa Maniaku vrasës ia hodhi me një gjobë, Berisha: Drejtësia 'OK' Prrenjasi: Si e vrava dhe zhduka trupin e Julianit Hetim gjyqtares Demiraj, në 2008 liroi Prrenjasin VIDEO ekskluzive/ Tregon skemën e krimit /VIDEO Profili i pedofilit vrasës
TIRANE - Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit burg për Ardian Prrenjasin vetëm për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj 10 vjeçarit me inicialet A.C. Pedofili serial të dielën e kaluar pranoi edhe vrasjen e vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela, por për shkak se trupi i Julianit nuk është gjetur ende, prokuroria nuk ka prova për të dokumentuar veprën penale të vrasjes.
PRRENJASI DERGOHET SERISHT NE SHARRE
Pas dhënies së masës së sigurisë Prrenjasi është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë për të ndërtuar edhe një herë vendin ku ka parë për herë të fundit trupin e Julian Çelës. Prrenjasi është sjellë me një furgon policie. Në dëshmitë e tij ai ka qenë kontradiktor, dhe policia ka rrethuar 3 zona ku Prrenjasi ka treguar se ku ka parë trupin e 11 vjeçarit.
Prokuroria ngriti akuzën e rrëmbimit marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur. Mediat janë lejuar vetëm në pjesën e parë të seancës gjyqësore ndaj maniakut vrasës Ardian Prrenjasi, momentin kur i është komunikuar akuza. Avokatja Vjollca Pustina mbron 45 vjeçarin nga Librazhdi
MONSTRA E LAPRAKES NE GJYKATE, ME NJE QETESI TE JASHTEZAKONSHME
Mediat janë lejuar vetëm në pjesën e parë të seancës gjyqësore ndaj maniakut vrasës Ardian Prrenjasi. Prrenjasi ka shfaqur një qetësi të jashtëzakonshme. Ai mbante veshur të njëjtat rroba me të cilat u arrestua në banesën e tij në Laprakë, madje edhe këpucët e tij ishin pa lidhëse. Ndoshta për këtë fakt policia është kujdesur që Prrenjasi të mos ketë asnjë mjet për të kryer ndonjë veprim ekstrem siç mund të jetë vetëvrasja. Dy ditë më parë Prrenjasi, u dërgua në banesë për të treguar skenën e krimit dhe u prit me irritimin e fqinjëve të tij, ndërsa kohë më parë familja e kishte braktisur për të njëjtin motiv mbi të cilin u arrestua vite më parë: Rrëmbim dhe abuzimin me një të mitur në Librazhd.
PRRENJASI NE GJYKATE: AKUZOHET PER PERDHUNIMIN E 10 VJECARIT
Ardian Prrenjasi mbërriti në Gjykatës e Tiranës rreth orës 10:30, ndërkohë që për ditën e sotme ende nuk kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës në vendgrumbullimin e Sharrës.
Në Sharrë pritet të nisin kërkimet me mjete të specializuara për gjetjen e trupit të Julianit.
SOT KERKIMET ME MJETE TE SPECIALIZUARA
Ndërkohë që sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë pritet të nisin kërkimet me mjete të specializuara. Në bazë të deklarimeve të Ardian Prrenjasit, kanë lokalizuar zonën ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit, dhe do të nisin kërkimet që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. “Me ndihmën e mjeteve të specializuara do të ndërhyjmë në masivin e plehrave në Sharrë, pasi kemi lokalizuar fillimisht zonën ku dyshohet se është trupi. Pasi të realizojmë zhvendosjen e të gjithë atij masivi, më pas do të kalojmë në sitë gjithçka, derisa të arrijmë tek trupi”, theksuan burimet e grupit hetimor. Por, nuk janë dukur kaq optimistë familjarët e të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë që nga momentet e para të nisjes së kërkimeve. Përgjatë ditës së djeshme ata janë shprehur të zhgënjyer duke kërkuar gjetjen sa më parë të trupit të vogëlushit.
PRRENJASI AKUZOHET PER PERDHUNIMIN E AC
E vetmja akuzë e ngritur deri më tani ndaj Ardian Prrenjasit është ajo e heqjes së paligjshme të lirisë dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Arrestimi në flagrancë i tij dhe rrëfimi i ngjarjes së përdhunimit nga vetë i dëmtuari A.C., si dhe prova të tjera kanë mundur të dokumentojnë brenda pak kohe akuzën ndaj Prrenjasit.
Ai u arrestua më 17 mars, brenda në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën “Bujar Kaloshi” në Laprakë, ku gjatë ndërhyrjes së policisë, burri u gjet poshtë lavamanit të banjës, teksa mbante me forcë nën kërcënimin e thikës, 10-vjeçarin. Por afërsia gjeografike e banesës së tij, së të miturit të dhunuar dhe të djalit tjetër të humbur në lagje, Julian Çela, çoi policinë në dyshimet e para se ai kishte gisht edhe në zhdukjen e 11-vjeçarit, i cili ishte denoncuar i humbur nga familjarët që në 30 nëntor të vitit të kaluar.
Burime të sigurta policore bënë të ditur se kur është pyetur nëse kishte gisht në rrëmbimin e Çelës, Ardian Prrenjasi ka refuzuar kategorikisht implikimin e tij në atë çështje. Por këmbëngulja e punonjësve policorë ka çuar që 44-vjeçari të pranojë se e kishte vrarë e më pas i kishte hedhur trupi në plehra.
Pavarësisht verifikimit të thënieve të tij, se është autori i vrasjes, dhe pavarësisht kërkimeve 3-ditore të policisë, trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ende. Për këtë arsye, organi i akuzës nuk mund t’a çojë Prrenjasin në gjykatë për vrasje.
PRRENJASI PROFILI I NJE PEDOFILI SERIAL
Edhe pse për të vërtetuar akuzën për vrasje, prokuroria nuk ka prova shkencore dhe nuk ka gjetur ende trupin e Julian Çelës, burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ardian Prrenjasi është autori i dyshuar i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, ata kanë mundur të ndërtojnë profilin kriminal të 44-vjeçarit.
Nisur nga ky profil, nga mënyra se si Prenjasi ka realizuar skemën e mashtrimit të të miturve, si i ka futur në banesë, dhe se si ka finalizuar objektivin e tij, nuk ka vend për dyshime se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Jozyrtarisht, pas ngjarjes, u tha se një ndër pistat ku po hetohej ishte edhe ajo e një rrjeti trafiku apo rrjeti të gjerë pedofilie.
Por profili i Prrenjasit, sipas grupit hetimor, nuk linte asnjë dyshim: ai ka vepruar i vetëm dhe ka sjellje kriminale tipike të një pedofili serial. Një tjetër detaj evidentohet nga burimet. Prrenjasi i përdhunonte fillimisht fëmijët, e më pas i vriste që të mos kallëzohej prej tyre, në rast se i linte të lirë.
Frika nga opinioni apo burgimi e bënte atë të dhunshëm. Por të dyja rastet i dolën nga parashikimi. Sipas tij, Julian Çelën nuk arriti t’a përdhunonte pasi ishte shumë i lëvizshëm, dhe e mbyti menjëherë pasi e futi në banesë. Ndërsa në rastin e dytë, atë të 10-vjeçarit, kreu përdhunimin, por fati i mirë shpëtoi të miturin, pas ndërhyrjes në kohë të kolegëve të Prrenjasit dhe më pas policisë.
Redaksi Online
(bm/sg/shqiptarja.com)