E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata kushtetuese, PS vlerson konsultimet e presidentit

Partia Socialiste ka vlerësuar konsultimet e presidentit të Republikës për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Sipas tij, për përzgjedhjen duhet të vendosen kritere të ndershme dhe konsultimi duhet të jetë real.

“Kandidaturat për në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese duhet të jenë me integritet moral. Duhet të mos jenë të ndikuara nga presioni politik dhe ai korruptiv”, është shprehur deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

“Presidenti i Republikës ka përgjegjësi historike për sistemin e drejtësisë”, tha Xhafaj.

“PS mbështet propozimin e ndërkombëtarëve për votimin me shumicë të cilësuar”, theksoi Xhafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›