E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata le ne burg Fatmir Hoxhen

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg, policin Fatmir Hoxha duke hedhur kështu kërkesën e avokatëve mbrojtës për rishikim të masës së arrestit.  Fatmir Hoxha nuk ka rënë dakort për masën e sigurisë së dhënë nga gjykata e shkallës së parë e krimeve të rënda dhe i ka kërkuar shkallës së dytë rivlerësimin e masës së sigurisë duke kërkuar  nja masë më të lehtë se ajo e arrestit me burg. Fatmir Hoxha së bashku me Kastriot Gosturanin akuzohen për mosveprim për të parandaluar vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj ngjarje kjo e ndodhur në mesin e muajit shtator. Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani shoqëronin kryekomisarin e Shijakut ditën e vrasjes, por ata janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ndërhyrë në momentin që autori i vrasjes Ilir Xhakja ka mbërritur në vendngjarje me armën, me të cilën qëlloi më pas Tahirajn. Në përfundim të hetimeve Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arriti në konkluzionin se dy efektivët Hoxha dhe Gosturani mund të parandalonin krimin. Ilir Xhakja i njohur si i “Forti” i Shijakut i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Tahiraj pavarësisht akuzave për vepra të ndryshme penale ishte liruar nga gjykata e Durrësit. (KLD) pas inspektimit të gjyqtarit që nxori Xhakjan nga burgu vendosi më 5 tetor procedim penal ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ si dhe pezullimin nga detyra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›