ILDKP dhe Tatimet hetime te perbashketa per te ardhurat e zyrtareve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të kryejnë hetime të përbashkëta për të ardhurat e përfituara nga zyrtarët që kanë detyrim ligjor të deklarojnë pasurinë. Në një takim të zhvilluar ditën e Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, z. Gazmir Spahija, shprehën angazhimin maksimal të dy institucioneve për të koordinuar veprimet administrative për evidentimin e rasteve të evazionit fiskal dhe të fshehjës së pasurisë. Ne fillim të muajit dhjetor dy institucionet do të fillojnë përpunimin e perbashket te te dhenave dhe do të shkëmbejnë në kohë reale pikërisht të dhënat që deklarohen nga zyrtarët per pasurite e tyre. Ky kontroll i dyfishtë pritet të rrisë efikasitetin në luftën kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, duke krijuar mundësi më të mëdha për të evidentuar rastet e zyrtarëve që fshehin të ardhura apo nuk i deklarojnë saktë përfitimet e tyre.