Gjykata lë në burg Stresin, këngëtari rrezikon dënim deri në 7 vite heqje lirie
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, e cila mori sot masën e sigurisë ndaj tij. Këngëtari ishte arrestuar më 1 nëntor për armëmbajtje pa leje.
Stresi ishte përplasur me forcat e policisë, që tentuan të bëjnë një kontroll fizik ndaj tij.
Gjatë përplasjes me policinë, një nga efektivat ka shkrepur pa dashje armën e tij, duke plagosur një koleg. Fillimisht u tha se ishte Stresi që e plagosi efektivin e policisë, por më pas policia sqaroi rrethanat e kësaj ngjarje.
Stresi rrezikon deri në shtatë vite burg.
Këngëtari është dënuar edhe më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 muaj burg për gjobëvënie dhe kanosje ndaj regjisorit Leonard Bombaj.