E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë gjykimin e çështjes së ngritur pas kërkesës së Taulant Ballës ndaj Sali Berishës për “Fyerje” dhe “Shpifje”.

Balla, në cilësinë e viktimës akuzuese, kishte paraqitur më 16 prill 2026 pranë Gjykatës kërkesën për deklarimin fajtor të Sali Berishës për kryerjen e kundërvajtjeve penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, të kryera botërisht në dëm të tij, të parashikuara nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Besmir Stroka, me vendimin nr. 67, datë 21 shtator 2026, vendosi pushimin e gjykimit të çështjes me numër regjistri 111, të regjistruar më 16 prill 2026.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të viktimës akuzuese, Taulant Balla. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›