Turistja 32 vjeçe humb jetën në Jalë, telefonoi recepsionin e hotelit

Një turiste 32 vjeçe ka humbur jetën në një hotel në Jalë ndërsa çak çaste më herët kishte telefonuar recepsionin e hotelit.
“Rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit.
Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Himarës.
Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.a.b