Gjykata pyet deshmitaret e pare ndaj Aldo Hoxhes
Gjykata e Tiranës dëgjoi me cilësinë e dëshmitarëve vëllan dhe mbesën e viktimës Fatbardha Tafa, në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Aldo Hoxha. Ky I fundit akuzohet për vjedhjen me pasoj vrasjen me thikë të viktimës Tafa tek fusha aviacionit në fillim të muajt gusht në Tiranë.
Miranda Gjana, mbesa e viktimës sqaroi para gjykatës se autorët e vrasjes së Tafës ishin dy persona me motor, të cilët i kishte parë në momentin që po largoheshin. Ajo nuk kishte arritur të identifikonte autorin, pasi sipas saj, ishin me shpinë duke u larguar. Ndërsa në vendin e ngjarjes dëshmitarja nënvizoi se kishin gjetur një kapele jeshile, që sipas akuzës, ishte e të pandehurit Aldo Hoxha. Në këtë kapele, sipas prokurorisë, u gjet një fije floku që rezultoj se ishte e të pandehurit.
Gjykata, dëgjoi edhe vëllanë e viktimës, Jetmir Berzhita i cili kishte mësuar ngjarjen pas vdekjes së motrës në ambientet e Spitalit Ushtarak.
Avokati mbrojtës kundërshtoi dëshminë, duke i cilësuar si të njëanshme dhe jo të besueshme.