Japonia në alarm për raketat koreanoveriore
TOKIO- Japonia është në gjendje alarmi nëse shihet i domosdoshëm interceptimi i raketave koreanoveriore, deklaroi sot ministri japonezi i Mbrojtjes.
''Ne jemi në gjendje alarmi që kur dislokuam arsenalin tonë ushtarak dhe do të jemi të gatshëm dhe vigjilentë në çdo çast'', deklaroi Itsunori Onodera për median.
Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze (emri zyrtar i ushtrisë japoneze - shën. përkth.) dislokuan dje raketa ''Patriot'' në qendër të Tokios dhe përreth kryeqytetit për t'u përballur me çdo goditje të mundshme koreanoveriore kundër arkipelagut.
Ndërkohë, të premten Pheniani tha se nuk mund të garantone dot më sigurinë e misioneve diplomatike në territorin e tij duke filluar nga 10 prilli.
(m.a/ata/BalkanWeb)