E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rimerr në shqyrtim dosjen e Kozares

BERAT Gjykata e Beratit rimori në shqyrtim dosjen e masakrës së Kozarës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për nisjen nga e para të gjykimit. Për vrasjen e katërfishtë ndodhet i arrestuar Luan Mara, vëllai i kryefamiljarit që u ekzekutua në vitin 2006 bashkë më gruan shtatzënë dhe djalin e vogël. Burime zyrtare të kësaj Gjykate bëjnë të ditur se 24 maji është caktuar si datë për rifillimin e kësaj çështjeje. Shorti i ka rënë gjyqtarit Erjol, më i riu i kësaj Gjykate, për të rifilluar nga e para këtë çështje që përfundoi deri në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Luan Mara u dënua me burgim të përjetshëm, por familjarët e tij e më pas dhe vetë i arrestuari nuk e pranojnë se ishte ai autori i vrasjes në fshatin Kozarë të Kuçovës. Për Gjykatën Kushtetuese, provat e siguruara për këtë çështje ishin dyshuese, për nga mënyra e sigurimit të tyre.                    d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›