Numërimi në njësinë 5, Arvizu e Sequi vëzhgues
UPDATE- Nis me vonese numerimi ne njesine numer 5, proces qe u nderpre ne oret e vona te mbremjes me konsensusin e te dyja paleve.
Grupet e numerimit kane hyre pas ores 10.00 ne ambientet e brendshme te Shkolles “Vasil Shanto”, jane pozicionuar neper tavolina per te nisur punen.
Mbyllja e 8 kutive qe ende presin te numerohen do te vulose edhe fituesin e gares per kreun e bashkise se kryeqytetit, qe po mban aktualisht peng rezultatin e ketyre zgjedhjeve.
Numerimi ishte parashikuar te niste ne orën 08:00 grupet e numërimit nuk u grumbulluan ne kohe dhe tavolinat ne ate ore ishin ende te zbrazura.
Ndryshe nga numeruesit te perpikte ne orar kane qene vëzhguesit e huaj qe presin ne ambientet e jashtme të shkollës Vasil Shanto, ku është instaluar KZAZ 49.
Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi kane mberritur ne KZAZ 49, qe eshte bere tashme si stacioni i tyre, prej nga vezhgojne nga afer procesin shume te debatuar mes paleve.
Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë inters për procesin e numërimit të votave- ka thene ambasadorit të BE-së Sequi, në orën 09: 20 minuta në KZAZ 49.
Aktualisht
Edi Rama 16 007 vota
Lulzim Basha 11 920 vota
Të llogaritura 53 kuti nga 65
Ne pritje 8 kuti