Gjykata rrezon ekspertizen per Sami Staroven
Rrezohen deklaratat e ekspertes Onuzi. Malltezi Figurina eshte veper e re jo shqiptare. Pritet ekspertimi i dyte
TIRAN- Shekulli ka njohur lexuesit e tij gjate ketyre diteve me nje nga ceshtjet me te renda te korrupsionit dhe abuzimit te drejtesise ndaj arkeologut Sami Starova dhe djalit te tij Mirelit. Te dy keta persona po mbahen te izoluar duke u akuzuar per nje statuje porcelani me nje vlere prej rreth 30 eurosh.
Sami Starova nje nga njerezit qe ka zbuluar dhe i ka dhuruar muzeve qindra objekte arti me vlera te pacmueshme sot akuzohet dhe mbahet i burgosur per nje statuje porcelani te prodhuar ne seri jo me origjine shqiptare dhe me nje vlere te paperfillshme.
Ne dy seancat e fundit gjyqesore jane rrezuar perfundimisht te gjitha provat e prokurorise por serish keta dy njerez vazhdojne qe te mbahen ne burg. Prokuroria e ka bazuar akuzen per Sami dhe Mirel Staroven ne nje ekspertize te bere nga Aferdita Onuzi e cila e vlereson statujen e vogel si nje veper arti me vlera te medha. Por nje seance me pare Gjykata e Beratit e rrezoi kete ekspertize.
Gjykata ka konstatuar se statuja ne fjale eshte nje veper prej porcelani e prodhuar ne seri dhe si e tille nuk mund te kete vlera te medha. Duke qene se ekspertiza e Onuzit kishte mosperputhje te dukshme gjykata vendosi rrezimin e saj dhe urdheroi kryerjen e nje ekspertize te re. Kjo detyre iu ngarkua Muzeut Kombetar.
Ne seancen e djeshme Muzeu Kombetar i ktheu nje pergjigje te pjesshme gjykates dhe nga ana tjeter kerkoi ekspertimin nga nje institucion tjeter. Ne shkresen e firmosur nga drejtori i muzeut Luan Malltezi thuhet se kemi te bejme me nje veper te re jo antike. Per kete arsye Malltezi shpjegon se Muzeu Kombetar nuk ka ekspertet e duhur per te analizuar statujen ne fjale.
Me kete pergjigje Muzeu Kombetar ka vertetuar pretendimin e Sami Staroves se kemi te bejme me nje statuje te re dhe jo me nje veper antike arti. Ne pjesen e dyte te pergjigjes Malltezi i keshillon gjykates qe te therrase per ekspertize Institutin e Albanologjise Galerine Kombetare te Arteve dhe Institutin e Monumenteve te Kultures. Nga keto institucione Instituti i Albanologjise e ka thene me pare qe nuk ka eksperte per kete fushe.
Edhe galeria Kombetare ka veshtiresi ne gjetjen e nje eksperti te tille dhe i vetmi institucion shteteror qe mund te jape nje pergjigje perfundimtare eshte Instituti i Monumenteve te Kultures.
Deri me tani ne gjykate eshte vertetuar se ne rastin e Sami Staroves kemi te bejme me nje statuje porcelani me nje lartesi 13 centimetra e cila eshte e derdhur ne porcelan. Vepra ne fjale eshte nje prodhim serie dhe nuk eshte veper shqiptare.
fare do verifikojne ekspertet
Ekspertet e therritur nga gjykata do te verifikojne nese objekti ne fjale statuja e nje femre me lartesi 13 centimetra eshte apo jo veper arti shqiptare. Deri me tani te gjithe ekspertet e therritur nga gjykata kane thene se statuja nuk eshte shqiptare.
Pika e dyte qe duhet te verifikojne ekspertet eshte fakti nese statuja ka apo jo ndonje vlere.
Vete Sami Starova ka pohuar se e ka blere per 30 euro dhe e ka shitur per 100 euro. Deri me tani ekspertet kane vertetuar se behet fjale per nje prodhim serie. Vepra eshte e derdhur ne porcelan dhe nuk eshte e punuar me dore.
Perse mbahet ne burg Sami Starova
Historia e arkeologut Sami Starova dhe djalit te tij Mirelit eshte nje nga shembujt tipike te brutalitetit te shtetit ndaj nje familjeje te pambrojtur.
Prej pothuajse nje viti prokuroria eshte duke sulmuar kete familje me nje tendence te dukshme kunder saj. Edhe pse behet fjale per nje arkeolog te njohur me vlera te medha Sami Starova po trajtohet si nje hajdut veprash arti kur vete gjykata ka pohuar se nuk eshte e vertete.
Deri me tani jane rrezuar te gjitha provat e prokurorise por Sami Starova dhe i biri mbahen ende ne burg. Gjykata ka vleresuar se nuk behet fjale per nje veper arti dhe si e tille nuk preket nga ligji per trashegimine kulturore. Nga ana tjeter asnje ekspert nuk ka thene se behet fjale per nje veper me vlera.
Por serish prokuroria dhe gjykata po mbajne nen arrest Sami dhe Mirel Staroven. Ne asnje prej provave te paraqitura nga prokuroria nuk tregohet fajesia e te arrestuarve por gjykata vazhdon qe ti lere ata ne burg.
Dy te arrestuarit jane meshkujt e vetem te shtepise dhe te vetmit persona qe kane mundesi te kryejne ndonje pune apo ti sigurojne ushqim familjes. Por prej nje viti ata jane privuar nga e drejta me elementare ajo e ushqimit.
Gjate kohes kur ndodhej ne arrest shtepie Mirel Starova u detyrua te dilte jashte per te blere ilacet e te atit te semure nga zemra dhe ne kete moment u arrestua. Tani ai akuzohet per largim nga vendi i vuajtjes se denimit. Te njejten gje policia e Beratit po pret qe te ndodhe edhe me Sami Staroven.
Ai po mbahet padrejtesisht ne arrest shtepie ne pritje qe nje dite ta thyeje kete mase dhe te arrestohet serish dhe te burgoset. Askush nuk di te jape nje pergjigje te sakte perse autoritetet shteterore ne Berat kane nisur nje hakmarrje te tille ndaj familjes Starova dhe perse dikush i kerkon keta dy njerez larg rrjedhes normale te jetes.