E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata rrëzon kërkesën e gazetarit, telefoni mbetet i sekuestruar nga SPAK

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gazetarit Fatmir Meneri për t’i kthyer telefonin celular, i cili është sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Mësohet se Meneri iu drejtua gjykatës duke kërkuar heqjen e masës së sekuestros dhe kthimin e pajisjes së tij, por kërkesa nuk u pranua.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi të lërë në fuqi sekuestrimin e telefonit, duke e konsideruar atë të nevojshëm për vijimin e veprimeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Për pasojë, telefoni i gazetarit Fatmir Meneri do të mbetet në dispozicion të SPAK deri në një vendimmarrje tjetër të organeve kompetente.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›