E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjykata urdhëron likuidimin e ndërtuesit kinez “Evergrande” me 300 mld dollarë borxhe

Gjiganti kinez i pronave të paluajtshme, “Evergrande”, pritet të sjellë sërish luhatje të forta në tregun financiar pasi gjykata urdhëroi të hënën që kompania t’i nënshtrohet procedurave të likuidimit për shkak të borxheve të mëdha.

“Evergrande” ka grumbulluar hua në vlerën 300 miliardë dollarë dhe nuk arriti t’i prezantojë gjykatës një plan konkret për ristrukturimin e kompanisë.

“Është koha që gjykata të thotë ‘mjaft’,” u shpreh gjyqtarja e Hong-Kongut, Linda Çan (o. Chan).

Aksionet e kompanisë ranë me gati 20 për qind para shpalljes së vendimit, ndërsa bursa lokale hoqi nga renditja nënkompanitë e tjera “Evergrande”.

Që prej vitit 2021, tregjet financiare kineze janë tronditur nga lajmet për gjigantin e ndërtimit, ndërsa tregu i pronave ka prekur vlerat më të ulëta në pesë vite. Kompania falimentoi atëkohë dhe përgjatë dy viteve punoi me kreditorët për një plan shpëtimi, që ende nuk është materializuar.

Megjithatë vendimi i fundit nuk parashikohet të prekë veprimtaritë ndërtuese të kompanisë brenda territorit kinez, pasi caktimi i likuidiuesit nga kreditorët mund të zgjidhet për disa muaj ose vite.

Peticioni për likuidimin e kompanisë u firmos në vitin 2022 nga investitori “Top Shine”, me argumentin se “Evergrande” nuk kishte respektuar marrëveshjen për riblerjen e aksioneve të blera nga fililai i saj, “Fangchebao”. /Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›