E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata vendos gjobë të re 3 milionë euro ndaj CEZ-it

Të tjera rreth shkrimit Vendimi i Gjykatës për gjobën e CEZ ndaj OST TIRANE - Një tjetër vendim i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, i shpallur ditën e fundit të vitit 2012 urdhëron CEZ shpërndarje sh.a. që t'i paguajë OST-së një faturë të konsiderueshme prej mbi 409 milionë lekësh.

Vendimi është dhënë më 31 dhjetor nga gjyqtari Ardian Kalia. Urdhër- ekzekutimi ka lidhje me padine civile nga Operatori i Sistemit te Transmetimit që i kërkoi gjykatës në fund të dhjetorit të japë urdhër-ekzekutimin për pagimin e faturës tatimore të transmetimit të energjisë elektrike për CEZ-in, me vlerë të palikuiduar prej kësaj kompanie prej 409.462.266 lekësh.

Gjykata është shprehur se kërkesa pranohet, referuar ligjit, ku përcaktohet se "fatura tatimore e energjisë elektrike është titull ekzekutiv dhe ngarkohet zyra e permbarimit per ekzekutimin e saj". Gjatë muajit dhjetor gjykata vendosi edhe bllokimin e llogarive dhe aseteve të CEZ-it me vlerë mbi 2 milionë e 531 mijë euro, me kërkesë të një shoqërie rumune, sipas të cilës CEZ nuk i ka shlyer detyrimin. Aktualisht kompania CEZ ka të hapur edhe një tjetër proces civil në gjykatën e kryeqytetit.
Vendimi i Gjykatës për gjobën e CEZ ndaj OST

Shkrimi u publika sot në gazetën SHQIPTARJA.com(print), 5janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›