E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykate caktohen 4 eksperte gjenetike per ADN-ne e Lavderim Tufes

style=positionrelativez-index2>

Sonila Mesareja

Kater eksperte gjenetike jane caktuar nga gjykata per te bere analizen e ADN-se se Lavderim Tufes i akuzuar si nje autoret e vrasjes se Fatmir Rames i njohur ndryshe si Miri i Xhikes dhe shokeve te tij ne Kartodrom 2002. Ekspertet jane betuar para gjykates per saktesi dhe vertetesi ne analizen qe do te bejne ndersa do te merren kampione nga i pandehuri Tufa te cilat do te ballafaqohen me ADN-ne e nxjerre nga provat e gjetura ne vendngjarje. Gjykata e Tiranes e ka marre kete vendim pas pergjigjes perfundimtare te eksperteve antropologe qe ishin caktuar per ekspertizen e provave te gjetura ne vendin e ngjarjes si kapuci peshtyma. Ne seance keta dy eksperte kerkuan qe analizes se ADN-se ti nenshtrohen edhe familjare te te pandehurit Tufa. Ne akt-ekspertize eshte deklaruar se perputhshmeria ishte ne masen 90 cka demonstron se i pandehuri eshte njeri nga autoret e vrasjes. Kjo pergjigje ekspertize erdhi pas asaj te drejtorit italian te Zyres se Ekspertimeve Gjenetike Renato Bjondo i cili deklaroi po te njejten gje se mostra gjak-peshtyme perputhet 90. Drejtori i Zyres se Ekspertimeve Gjenetike ne shtetin italian u ka thene gjykatesve shqiptare se mostra gjak-peshtyme perputhet ne masen 90 per qind me peshtymen e Lavderim Tufes probabilitet mjaft i larte per ta cilesuar ate si pjesemarres ne ngjarje. Duke iu referuar aktit te dale laboratori italian Lavderim Tufa mund te konsiderohet si autor i mundshem i vrasjes se Fatmir Rames dhe shokeve te tij ne mjediset e kartodromit. Analiza e AND-se eshte prova qe denoi te pandehurin Lavderim Tufa ndersa eshte kontestuar me ngulm nga i pandehuri dhe avokatet e tij. Pas pergjigjes se kater eksperteve gjenetike pritet te kalohet ne provat shkresore te akuzes e mbrojtjes dhe dhenia e konkluzioneve perfundimtare. Vrasja e Fatmir Rames ka ndodhur me 29 mars rreth ores 1950 brenda lokalit te tij Kartodrom 2000 ku ai shikonte ndeshjen Shqiperi-Rusi. Ne ate moment Miri i Xhikes ka qene ne shoqerine e Ylli Kelmendit Flamur Rrapajt Kristaq Camit e Julian Durishtit. Dy persona te maskuar qelluan me bresheri kallashnikovi duke zbrazur mbi ta 60 gezhoja dhe me pas u larguan. Policia arrestoi me 26 nentor te 2004-s Lavderim Tufen nga Lundra. Gjetja e njollave te gjakut ne disa vende rruga qe kishin pershkuar tregonte se e njihnin mire zonen dhe rrugicat per tu fshehur nga ndjekja prej policise zbuluan Lavderim Tufen.

Prova

Analiza e ADN-se se njollave te gjakut te gjetura ne kapucin ngjyre blu te markes Diadora dhe e kryer ne Institutin e Policise Shkencore ne Rome sipas gjykates percakton qarte perputhshmerine e personave te ekzaminuar. Kete e pohoi gjykata kur deklaroi se prova e vetme dhe kryesore per vertetimin e Lavderim Tufes si autor i mundshem i vrasjes eshte ADN-ja. ADN-ja eshte bere me 5 mars 2004. Ne Itali pervec kapucit me njolla gjaku dhe nje qimeje floku qe ka dale e papershtatshme per ekzaminim jane derguar edhe kampionet e gjakut te Lavderim Tufes dhe te shtetasit Shkelzen Xixi i dyshuari i pare. ADN-ja percaktoi se Shkelzen Xixi nuk ishte i perputhshem ndersa pas krahasimit te Lavderim Tufes doli se perputhshmeria e tij arrinte mbi 90. Per te bere krahasimin e njollave te gjakut i eshte marre gjak te pandehurit Tufa me deshiren e tij. Gjaku i eshte marre ne date 27 tetor 2003 nderkohe qe ne date 5 mars 2004 rezultoi se njollat e gjakut dhe peshtyma ne kapuc i perkisnin Lavderim Tufes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›