Policia pune te shkelqyer siguroi procesin e numerimit te votave
Artan Koci
Hysni Burgaj / Asnje rast denoncimi ndaj punonjesve te policise ne procesin e zgjedhjeve
OSBE
Ne nje ceremoni te organizuar ne Policine e Shtetit ambasadori i OSBE-se vlereson rolin e deritanishem te policise ne procesin zgjedhor nderkohe qe ministri i Brendshem Bujar Nishani eshte shprehur se Policia e Shtetit ka treguar nje seriozitet dhe profesionalizem per te permbushur detyrimet e saj ligjore
Deri ne keto momente Policia e Shtetit ka qene gjate gjithe kohes ne zbatim te ligjit me korrektesine me te madhe. Nuk ka asnje rast denoncimi per asnje punonjes te Policise se Shtetit qe te kete shkelur ligjin. Ne kete menyre eshte shprehur kreu i Policise se Shtetit lidhur me procesin e deritanishem zgjedhor ne vend per rolin e policise. Gjithashtu angazhimi i Policise se Shtetit ne kete proces eshte vleresuar edhe nga ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth i cili ka theksuar Policia e Shtetit ka bere nje pune te shkelqyer duke siguruar procesin e numerimit nje sherbim shume i rendesishem per qytetaret dhe per vete demokracine. Deklarata ka ardhur nje dite me pare ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ku u zhvillua nje ceremoni per nder te Keshilltarit te Larte per eshtjet Policore ne Zyren e Prezences se OSBE-se ne vendin tone z. Klaas Los me rastin e perfundimit te misionit te tij ne Shqiperi. Ne kete ceremoni ishin te pranishem kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth ministri i Brendshem Bujar Nishani sekretari i Pergjithshem i Presidences Aleksander Flloko drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj si dhe perfaqesues te tjere te larte te policise. Gjate fjales se tij ne kete ceremoni ministri Nishani vleresoi kontributin e madh te dhene nder vite per Policine e Shtetit nga OSBE-ja dhe ne vecanti nga z. Klaas Los ne rritjen e profesionalizmit te punonjesve te policise shqiptare. Kontributi personal i z. Los por edhe i Zyres se Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ne drejtim te nje organizate kaq te rendesishme sic eshte Policia e Shtetit si nje sherbetore e nje ceshtjeje thelbesore per cdo vend sic eshte ajo e sigurise eshte nje kontribut pertej atij thjesht te nje organizate eshte nje kontribut per shoqerine shqiptare dhe institucionet kushtetuese te nje vendi demokratik. Sot qytetaret shqiptare ndihen me te sigurt se kurre me pare dhe liria e qytetareve ne radhe te pare duhet te nise te qenia e tyre te sigurt. Natyrisht nje rol te rendesishem ne arritjen e kesaj sigurie perben konsolidimi i organizates se Policise se Shtetit dhe profesionalizmi i njerezve qe kontribuojne dhe punojne ne kete organizate. Arritja e nje niveli te larte te profesionalizmit fale edhe te ketij kontributi te partnereve tane te eksperteve qe vijne dhe ofrojne eksperiencen e tyre eshte pikerisht nje kontribut per gjithe shoqerine. Ditet e fundit patem nje shembull ekselent ku Shqiperia kishte nje nga evenimentet e saj te rendesishme publike sic jane zgjedhjet. Gjate ketyre diteve Policia e Shtetit ka treguar nje seriozitet dhe profesionalizem per te permbushur detyrimet e saj ligjore. Jemi plotesisht te vetedijshem qe pertej vullnetit te te gjithe individeve anetare te kesaj organizate ka sherbyer ne kete arritje ndihma asistenca partneriteti bashkepunimi i gjithe partnereve tane te cilet prej kohesh asistojne dhe bashkepunojne me Policine e Shtetit ne Shqiperi - theksoi nder te tjera ministri Nishani. Nga ana e tij ambasadori i OSBE-se Wollfarth duke vleresuar punen e mire te kryer ne Shqiperi te z. Los u shpreh Sot po nderohet nga ju njeriu i duhur. Los ka treguar se pervecse nje profesionist ka qene edhe nje mik i mire per ju. Puna e tij ka qene konsistente si brenda departamentit ashtu edhe jashte dhe jemi gjithashtu te sigurt qe z. Los do te na mungoje. Jam shume i lumtur qe kemi pasur anetare te OSBE-se kaq te mrekullueshem sa z. Los. Vleresimet per kontributin e gjithanshem te z. Los per zhvillimin e Policise se Shtetit i ka dhene edhe nga kreu i policise Burgaj. Ky i fundit evidentoi mbeshtetjen e madhe te z. Los ne hartimin dhe miratimin e ligjit te ri Per Policine e Shtetit ne pergatitjen dhe zbatimin e akteve kryesore te nxjerra ne zbatim te ketij ligji si dhe ne organizimin e ri strukturor te Policise se Shtetit. Burgaj vleresoi gjithashtu asistencen e dhene prej tij ne drejtim te organizimit dhe realizmit te sistemit te ri te karrieres dhe trajnimit te punonjesve te policise si dhe ne futjen e metodave dhe koncepteve te reja te ushtrimit te pergjegjesise perfshire ne menyre te vecante policimin ne komunitet. Duke pasur parasysh te gjithe kontributin dhe veprimtarine e tij te vyer dhe te pakursyer gjate gjithe qendrimit te tij ne Shqiperi mund te themi me bindje qe z. Klaas Los ka kontribuar per te vendosur themele te forta te nje policie moderne dhe me standarde evropiane - u shpreh numri nje i Policise se Shtetit. Ne fund te ceremonise se organizuar me kete rast zotit Klaas Los iu dorezua Medalja e mirenjohjes dhene nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per sherbimet e tij ne mbeshtetje te Policise se Shtetit Shqiptar per kontributin e rendesishem dhe per trajnimin e punonjesve te policise ne luften ndaj krimit dhe per forcimin e rendit dhe sigurise publike.
Bujar Nishani
Per zgjedhjet policia tregoi seriozitet dhe profesionalizem
Ditet e fundit patem nje shembull ekselent ku Shqiperia kishte nje nga evenimentet e saj te rendesishme publike sic jane zgjedhjet. Gjate ketyre diteve Policia e Shtetit ka treguar nje seriozitet dhe profesionalizem per te permbushur detyrimet e saj ligjore. Jemi plotesisht te vetedijshem qe pertej vullnetit te te gjithe individeve anetare te kesaj organizate ka sherbyer ne kete arritje ndihma asistenca partneriteti bashkepunimi i gjithe partnereve tane te cilet prej kohesh asistojne dhe bashkepunojne me Policine e Shtetit ne Shqiperi - theksoi nder te tjera ministri i Brendshem Bujar Nishani ne fjalen e tij me ambasadorin e OSBE-se Wollfarth.
Hysni Burgaj
Asnje rast denoncimi per shkelje nga policia
Gjate nje prononcimi per mediat dhene ne perfundim te ceremonise lidhur me rolin e Policise se Shtetit gjate procesit zgjedhor drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj u shpreh Deri ne keto momente Policia e Shtetit ka qene gjate gjithe kohes ne zbatim te ligjit me korrektesine me te madhe. Nuk ka asnje rast denoncimi per asnje punonjes te Policise se Shtetit qe te kete shkelur ligjin.
Eugen Wollfarth
Angazhimi i Policise se Shtetit ne kete proces eshte vleresuar edhe nga ambasadori Wollfarth i cili theksoi ne fund te ceremonise Policia e Shtetit ka bere nje pune te shkelqyer duke siguruar procesin e numerimit nje sherbim shume i rendesishem per qytetaret dhe per vete demokracine.