Gjykate e Larte rrezohet prokuroria per gardistin Ahmetaj
Sonila Mesareja
Kolegji Penal i Gjykates se Larte rrezoi Prokurorine e Pergjithshme per lirine e gardistit Gazmend Ahmetaj me argumentin se nuk ka prova per te lene ne burg. Vendimi eshte marre dje ndersa Kolegji la ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit per gardistin e akuzuar nga prokuroria per ngjarjet e 21 janarit per Vrasje ne rrethana cilesuese ne bashkepunim. Gjate seances se djeshme rekursin e organit qendror te akuzes per te ndryshuar masen e Detyrimit per paraqitje dhene nga koleget e Apelit me masen Arrest me burg Gjykata konsideroi si te pabazuar ne ligj dhe ne prova. Gjate seances Kolegji i kerkoi prokurorit Artur Selmani nese kishte prova te reja per Ahmetajn per te mbeshtetur kerkesen e tij per rikthimin ne burg te gardistit dhe nese kishte dale apo jo ekzaminimi i plumbit. Mirepo kesaj pyetje te gjyqtareve prokurori u pergjigj thate se nuk kishte dijeni. Skam dijeni - ka qene pergjigja per gjykaten nga prokurori Selmani. Me tej ne pretendimet e tij prokurori kembenguli se Gjykata e Apelit gjate ndryshimit te mases nga arrest me burg 30 dite ne detyrim paraqitje nuk i kishte lene kohe akuzes te mblidhte provat per te akuzuarit e cilesuar nga akuza si grupi i zjarrit Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Sadik ela qe te tre keta aktualisht nen hetim ne gjendje te lire. Nderkohe qe nga Prokuroria e Pergjithshme u kerkua arrestimi per gjashte gardiste dhe duke i fajesuar ata per vrasjet ne bulevard i vetmi gardist ne qelite e paraburgimit eshte Agim Llupo i akuzuar per vrasjen e Ziver Veizit. Te akuzuarit e tjere jane liruar nga gjykata per mungese provash pasi nga organi i akuzes nuk ka pasur asnje prove qe te provonte se ishin ata autoret e vrasjes se Hekuran Dedes Aleks Nikes dhe Faik Myrtajt. Pas ketij vendimi pritet qe i njejti te jepet nga Kolegji Penal edhe per dy koleget e Ahmetajt Mark Nikolli e Sadik ela edhe keta te liruar per mungese provash nga Gjykata e Apelit. Tre nenoficeret ishin nen masen e arrestit burg me afat 30 dite pasi dyshoheshin se kane gisht ne vrasjen e 4 civileve ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Gardisti Ahmetaj se bashku me koleget e tij Sadik ela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kerkuan Gjykates se Apelit shfuqizimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare te Tiranes per masen e sigurise arrest me burg 30 dite kerkese qe u pranua nga gjyqtari Hysni Demiraj. Nderkohe qe ka qene Gjykata e Tiranes qe para Apelit ka liruar per mungese provash gardistin tjeter Alfred Ahmetcenaj.