E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja denoncon ish-burrin veprime te turpshme me djalin 5 vjec

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Denoncimi trondites ne polici i nje gruaje se ish-bashkeshorti i saj ka tentuar te ngacmoje seksualisht djalin e tyre 5-vjecar ka alarmuar efektivet e komisariatit nr. 4 ne Tirane te cilet jane vene menjehere ne kerkim te autorit te dyshuar te ngjarjes. Ngjarja eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te policise se Tiranes sipas te cilave Jorgo L. 36 vjec nga Gjirokastra dhe banues prej disa kohesh ne kryeqytet eshte kapur dy dite me pare nga policia e cila ishte vene ne kerkim te tij qe prej dates 18 te ketij muaji i dyshuar per vepren penale te Veprimeve te turpshme me te mitur. Per ngjarjen ne fjale burime nga policia pohuan se gjithcka ka nisur kur ish-bashkeshortja e Jorgos ka mberritur ne polici rreth nje jave me pare ku ka denoncuar se ish-burri ka kryer veprime te turpshme me djalin e tyre 5-vjecar dhe se ne trupin e vogelushit ajo kishte verejtur shenja te dyshimta dhe se sipas saj nje gje e tille ka ndodhur ne kohen qe djalin ia kishte besuar per pak dite ish-bashkeshortit ne shtepine e tij. Nderkohe nga ana e tij duke u perballur me keto akuza babai i femijes mesohet te kete mohuar nje gje te tille perpara hetuesve te komisariatit nr. 4 dhe se sipas tij e gjithe kjo histori eshte e trilluar nga ish-bashkeshortja e tij me te cilen aktualisht ndodhet ne fazen e procedurave te ndarjes. Gjithashtu sipas tij kjo eshte nje hakmarrje nga ish-bashkeshortja qe ai te heqe dore nga djali. Ne kete situate burime nga policia jane shprehur se aktualisht pritet fjala e eksperteve te mjekesise ligjore per te vertetuar nese eshte abuzuar me te miturin.

Nje 36-vjecar eshte denoncuar nga bashkeshortja e tij me te cilen eshte ne ndarje e siper ku sipas burimeve nga policia gruaja e akuzon se ka kryer veprime te turpshme me djalin e tij vetem 5 vjec. Sipas te dhenave Jorgo L. nga Gjirokastra eshte kapur nga efektivat e komisariatit te policise nr. 4 ne Tirane pasi ishte shpallur ne kerkim qe me 18 maj te ketij viti pas nje denoncimi te ish-gruas se tij. Rreth arrestimit te tij burime zyrtare nga policia e kryeqytetit ben me dije nje dite me pare se Jorgo L. dyshohet se ka konsumuar vepren penale te Veprimeve te turpshme me te mitur. Burimet shtuan gjithashtu se ka qene ish-bashkeshortja e 36-vjecarit nga qyteti jugor i vendit e cila ka mberritur ne polici rreth nje jave me pare per te kryer denoncimin. Referuar burimeve nga policia sipas saj ish-burri ka kryer veprime te turpshme me djalin e tyre 5-vjecar. Ne denoncimin e saj para oficereve te policise gruaja ka treguar se ne trupin e djalit ka gjetur shenja te dyshimta qe ia ka shkaktuar ish-bashkeshorti te cilit ajo i kishte besuar djalin para se te konstatonte shenjat. Pas arrestimit nga ana e tij 36-vjecari ka mohuar akuzat ne polici duke deklaruar se eshte kjo eshte nje hakmarrje nga ish-gruaja qe ai te heqe dore nga djali. Pasi ka administruar deshmite e te dy paleve policia beri te ditur se aktualisht pritet fjala e eksperteve te mjekesise ligjore per te vertetuar nese eshte abuzuar me te miturin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›