E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjykatës e prokurorë pa integritet”/ Rama: Raste intimidimi, presioni dhe lincimi publik

Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ku do të shpalosë kabinetin e ri në këtë ‘marsh’ të katërt të qeverisjes së tij. Pas zgjedhjeve të 11 majit, PS arriti të sigurojë 83 mandate, një rekord i ri nga socialistët.

“Kur sheh sesi individë që paguhen nga taksat tona më shumë se mësuesit, mjekët dhe infermierët, e përdorin për të goditur interesat e shtetit të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër me fytyrë të re. E vërteta e madhe është se nuk bën përjashtim as SPAKU dhe as gjykata speciale që nuk po del ende nga hija e SPAK.

Të dyja këto institucione na kanë dhënë arsyen për tu habitur dhe shqetësuar. Intimidimi i personave në dijeni, paraburgimi si presion publik dhe juridik me qëllim për të lincuar persona të ndryshëm. Kura për këto sëmundje nuk është kthimi pas në rrugën  e pavarësisë së drejtësisë, duhet durim. Institucionet rriten shumë më vonë se fëmijët, duhet largpamësi por asnjë hap pas, sepse çdo hap i tillë është larg drejtësisë europiane”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›