Gjyq publik per sulmet terroriste te 2005 ne Londer

Hetimet per 52 viktimat e sulmeve terroriste te 7 korrikut ne metrone e Londres jane hapur pese vjet pas goditjes me te rende qe ka marre kryeqyteti britanik ne kohe paqeje. Seancat degjimore do te jene shqyrtimi I pare publik per shperthimet dhe ngjarjet qe i pasuan ato.
Familjaret e viktimave dhe te mbijetuarit e sulmeve per nje kohe te gjate kane kerkuar nje hetim publik pasi konsideronin se versioni zyrtar kishte qene i pamjaftueshem dhe i pasakte. Kerkesat e tyre moren peshe nga rrefimet e mevonshme sipas te cilave autoret e sulmeve me bombe kishin qene ne radaret e sherbimeve sekrete por keto te fundit nuk i kishin konsideruar si kercenim serioz.
Kater islamike britanike shperthyen kater bomba artizanale ne tre linja te ngarkuara metroje dhe ne nje autobus ne nje sulm qe mori jeten e 52 personave.
Policia ka ruajtur versionin se te akuzuarit kane pasur ndihme nga persona te tjere te lidhur me Al Kaeden. Sidoqofte askush nuk eshte shpallur fajtor per perfshirjen ne keto sulme madje dhe tre persona te arrestuar vitin e kaluar jane liruar nga akuzat per bashkepunim.
Juli Prifti