Norgrove mund te jete vrare nga marinsat

Punonjesja humanitare Linda Norgrove mund te jete vrare aksidentalisht nga forcat speciale amerikane gjate operacionit te shpetimit te saj.
Deklarata eshte bere nga kryeministri britanik David Cameron i cili ka premtuar se se shpejti do te publikohen detaje te reja qe sugjerojne se Norgrove u vra nga nje granade e forcave amerikane.
Trupat nderkombetare deklaruan te premten se 36 vjecarja nga skocia humbi jeten kur nje nga pengmarresit e saj aktivizoi nje jelek me eksploziv.
Por Cameron ka deklaruar se te dhenat i ka marre gjate nje bisede telefonike me gjeneralin David Petraeus komandant i trupave te koalicionit nderkombetar ne Afganistan.
Gjenerali me tha se forcat amerikane jane te pikelluara per rezultatin e operacionit dhe se atij i vjen keq qe lajmet e publikuara ne media nuk kane qene korrekte ka shtuar Cameron.