E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyq ushtarak per Bradley Manning

Ushtria e Shteteve te Bashkuara ka urdheruar qe te zhvillohet nje gjyq ushtarak per nje ekspert te zbulimit me grade te ulet i cili akuzohet se i ka dhene dokumenta sekrete faqes se internetit WikiLeaks.

Nje zedhenese e ushtrise tha se Ushtria e miratoi propozimin per zhvillimin e gjyqit ndaj ish-ushtarakut Bradley Manning. Ende nuk eshte vendosur data se kur do te filloje procesi.

Zoti Manning u paraqit ne nje seance degjimore paraprake ne muajin dhjetor. Eksperte te akuzes deshmuan se kishin gjetur prova qe vertetonin se zoti Manning kishte shkarkuar dokumenta diplomatike ne disqe te cilat i ishin derguar faqes se internetit kunder-sekreteve WikiLeaks.

Avokatet e zotit Manning e kane pershkruar klientin e tyre si nje njeri me probleme mendore i cili nuk duhej te ishte lejuar te perdorte dokumenta sekrete gjate sherbimit te tij ne Irak midis nentorit te vitit 2009 dhe majit te vitit 2010. Ata thane gjithashtu se kontrolli i kompjuterave te tij nga ana e ushtrise kishte qene i pasakte.

Zoti Manning perballet me 22 akuza perfshi edhe ate te ndihmes ndaj armikut. Atij mund ti duhet te kaloje pjesen tjeter te jetes ne burg nese shpallet fajtor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›