Presidenti Obama Rimekembja ekonomike po pershpejtohet

Presidenti Barack Obama mirepriti lajmin se niveli i papunesise kishte pesuar renie serish per muajin janar. Presidenti i kerkoi edhe nje here Kongresit qe te mbeshtese planet e tij ekonomike.
Zoti Obama eshte i inkurajuar nga shifrat qe rezultuan me te mira se priteshin dhe qe tregojne se jane shtuar 243 mije vende te reja pune dhe se papunesia per janarin u ul ne 83 per qind nga vlera 85 per qind e dhjetorit.
Keto shifra do te rriten e do te ulen ne muajt ne vazhdim dhe ka ende teper amerikane qe jane te papune apo qe kane nevoje per nje vend pune me nje rroge me te mire se ajo qe kane tani. Por ekonomia po permiresohet. Rimekembja po pershpejtohet.
Shefi i Grupit te Keshilltareve per Ekonomine te presidentit Alan Krueger e quajti shtimin e vendeve te punes te muajve te fundit nje shenje inkurajuese.
Presidenti Obama duke folur ne nje qender zjarrfikesish ne Arlington prane Uashingtonit i kerkoi ligjvenesve te miratojne zgjatjen e afatit per shkurtimin e taksave pa humbur kohe.
Une dua ti dergoj Kongresit nje mesazh te qarte Mos ngadalesoni rimekembjen qe kemi nisur. Mos e pengoni. Lejoni qe te vazhdoje levizjen ne drejtimin e duhur.
Por republikanet thone se ata do te mund te benin nje pune me te mire.
Kandidati kryesues republikan per president Mitt Romney tha se politikat e zotit Obama kane penguar nje rimekembje te vertete ekonomike.
Si pjese e propozimeve te tij ekonomike Presidenti Obama tha se ai do te beje ceshte e mundur per te krijuar vende te reja pune dhe mundesi per veteranet ushtarake te kthyer ne vend.
Presidenti tha se me teper se 3 milione veterane i jane rikthyer nje jete civile ne 10 vitet e fundit dhe se qindra mijera te tjere pritet te kthehen ne vend nderkohe qe lufta ne Afganistan shkon drejt fundit.