E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqësori, skandalizon kontestet mes afaristëve

Gjyqësori është një nga pengesat kryesore për zhvillim ekonomik dhe nxitje të investimeve të huaja në vend. Për të thithur investimet, autoritetet vendore duhet sa më shpejt të bëjnë përmirësime në sistemin e Gjyqësorit, me qëllim të zbatimit të kontratave afariste.

Mosrespektimi i kontratave pengon ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë dhe kjo vlerësohet në çdo raport ndërkombëtar. Por, që edhe ekspertët vendorë thonë se pa krijuar një sistem të veçantë të trajtimit të lëndëve, që kanë të bëjnë me kontrata afariste, vendi vështirë se do të mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Aleksandër Lumezi, thotë për gazetën “Kosova Sot” se janë duke punuar në atë drejtim, që lëndët që kanë të bëjnë me dëmtimet financiare, të kenë përparësi. Reagimet vijnë pas publikimit të raportit të fundit të FMN-së, ku ky institucion ka apeluar tek autoritetet e vendit që të përforcojnë sistemin gjyqësor, me qëllim të zbatimit të kontratave. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›