E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi dhendri i Kryeministrit sparaqitet

Deputeti Taulant Balla ka deklaruar fill pas shtyrjes së procesit gjyqesor në ngarkim të tij, ku është i paditur nga Jamarbër Malltezi, se Gjykata e Tiranës është kthyer në një ankesë të oborrit të Kryeministrit.

Për shkak edhe të mungesës së paditësit në proces, Balla ripërsëriti edhe njëherë tjetër akuzat ndaj tij.

"Erdha sot në Gjykatën e dhëndrit të vajzës së vjehrrit Kryeministër, por nuk e gjeta paditësin. Sigurisht nuk kam asnjë iluzion te kjo ndërtesë, e cila tashmë është kthyer në një aneks të kuzhinës së Saliut,por kjo nuk do të thotë që ne do të heshtim dhe nuk do të vazhdojmë të denoncojmë e të kërkojmë shpjegime nga ky Kjo ndërtesë do t'i kthehet shumë shpejt drejtësisë, kjo ndërtesë do t'i kthehet publikut dhe atëherë dhëndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do të japin shpjegime për gjithcka ne kemi kërkuar

Taulant Balla
pushtet, për rryshfetet shumë milionëshe që merr", tha Balla.

Deputeti i PS-se, tha se nuk do te heqe dore nga akuzat per familjen e Kryeministrit.

"Kjo ndërtesë do t'i kthehet shumë shpejt drejtësisë, kjo ndërtesë do t'i kthehet publikut dhe atëherë dhëndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do të japin shpjegime për gjithcka ne kemi kërkuar", tha Balla.

Ne padine e ngritur nga zoti Malltezi ndaj deputetit të PS-se kerkohet shperblimi nen akuzen e shpifjes me 2 milione leke. Pavaresisht se kerkese padia ka gabime ortografike, ne te thuhet se, fraza shpifese, eshte “Jamarber Malltezi po gllaberon pronat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›