E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi i Fredi Belerit, ambasadorja greke në Vlorë, i pranishëm dhe Dule: Duan të na rrëmbejnë Bashkinë e Himarës

Gjyqi i Fredi Belerit, ambasadorja greke në Vlorë, i pranishëm

Togat e zeza të Vlorës pritet të japin këtë të shtunë masën e sigurisë për Fredi Belerin, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Ky shtetas u arrestua dje, nën dyshimet se është i përfshirë në shitblerje votash, bashkë me një mikun e tij.

Në Gjykatën e qytetit bregdetar ka mbërritur paraditen e sotme dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit ka hyrë serish në makinë. Diplomates greke i duhet leje që të jetë e pranishme në sallë.

Ndërkohë, miku i Fredi Belerit, shtetasi Pandeli Kokoveshi është dërguar me urgjencë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Edhe vetë Beleri ka pretenduar se është i sëmurë, vuan nga diabeti, duke kërkuar liri.

Menjëherë pas vendimit që do të merret për kandidatin për Bashkinë e Himarës, gjyqtari dhe prokurori i Vlorës do të nisen drejt Tiranës, ku do të njoftojnë dhe shtetasin Pandeli Kokoveshi për masën e sigurisë, pasi ky i fundit është në spital.

I pranishëm jashtë ambienteve të Gjykatës së Vlorës është dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili ka thënë për gazetarët se arrestimi i Fredi Belerit është bërë me qëllimin për "të rrëmbyer" Bashkinë e Himarës.

"E kërkon logjika nga çdo optikë qoftë ai që të lirohet menjëherë. Avokatët janë njohur dhe qëndrimin zyrtar mund ta shprehin ta. Ishte një vendim i paralajmëruara. Kemi një proces parodi, qëllimi është një dhe i vetëm të rrëmbejnë përfaqësimin e Himarës", është shprehur politikani Vangjel Dule.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›