E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit pas lirimit të të pandehurve

Pas shume dështimeve te njëpasnjëshme dhe vetëm pas lirimit nga burgu te katër te pandehurve te arrestuar për tragjedinë e Gërdecit, gjykata e Tiranës ka mundur me ne fund te zhvilloje seancën e radhës për tragjedinë e Gërdecit. Ne ndryshim nga seancat e mëparshme te pandehurit e arrestuar Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi nuk ndodheshin me te prangosur pas hekurave te shoqëruar nga police, por përkrah avokateve te tyre mbrojtës. Ashtu si edhe seancat e mëparshme, prokuroria ka vijuar me paraqitjen e provave shkresore. Këtë here ne gjykate u lexua raporti i eksperteve ne lidhje me mënyrën e shpërthimit te ish-fabrikës se demontimit ne Gërdec. Sipas eksperteve, shpërthimi ndodhi pikërisht nga shkëndijat e Saldatriçes së Qemal Deliut, një prej punëtoreve që banonte shumë pranë fabrikës së demontimi të armëve. Karroca e salduar prej tij mori flakë sapo ra në kontakt me barutin, gjë qe solli edhe shpërthimin nga i cili humben jetën 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjerë. Pas leximit te akt ekspertimit, avokatet kërkuan praninë e eksperteve ne seance.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›