Arrestohet numri dy i Gardës, Alfred Ahmetcenaj

Një ditë pas arrestimit te gardistit Agim Llupo, policia ka vene ne pranga një tjetër oficer te larte te Gardës se Republikës. Burime zyrtare thane se gjate paradites është arrestuar Alfred Ahmetcenaj, me detyre zëvendëskomandant i Gardës dhe epror i njësisë speciale ku bënte pjese dhe Llupo. Arrestimi i tij është bere ne baze te urdhër-ndalimit te lëshuar ne datën 22 janar nga prokuroria, por qe deri ne këto momente nuk ishte ekzekutuar nga policia. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se Ahmetcenaj se bashku me gjashte zyrtaret e tjerë te Gardës se Republikës, për te cilët prokuroria ka lëshuar udhe-ndalimet janë dorëzuar vullnetarisht mbrëmjen e se martës ne prokurorinë e Tiranës. Për gjate gjithë natës drejtuesit me te larte te Gardës, janë merre ne pyetje nga prokuroret qe po hetojnë ngjarjet e 21 janarit, te cilët, ne përfundim, kane vendosur vetëm arrestimin e Ahmetcenajt ndërsa për te tjerët është vendosur lirimi për tu hetuar ne një tjetër mase sigurie. Dyshohet se oficeri i larte mund te jete i implikuar ne dhënien e urdhrit ose te ketë qëlluar me armen e tij automatike ne drejtim te protestuesve ne 21 janar. Kjo pasi njësia e drejtuar prej tij ka qene rreshtuar ne vijën e pare, pas kordonit te policisë dhe ka pasur ne përdorim arme te tipit MP5, te kalibrit 9 milimetra me te cilat rezulton te jene qëlluar katër protestuesit e mbetur te vrare si dhe janë plagosur disa te tjerë. Tashme pritet qe te dy gardistet te paraqiten ne gjykate për te bere vlerësimin e masës se sigurisë. Te martën, prokuroria vuri ne pranga majorin Agim Llupo, me detyre shef i Shtabit te Njësisë Speciale, i cili dyshohet se ka qëlluar me armen e tij automatike, duke lëne te vdekur ne vend protestuesin nga Gjirokastra Ziver Veizi.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?gvbLR6ncbI4","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}