E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gerdecit te pandehurit kundershtojne prokurorine

Kete here ka qene mbrojtja e Shkelzen Madanit ish drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes qe ka kundershtuar prokurorine dhe ka hedhur poshte akuzen e shperdorimit te detyres.

Madani nje nga 29 te pandehurit e tragjedise se Gerdecit sipas avokatit te tij Hysni Beti ka proceduar per cmimin e fishekeve qe demontoheshin ne fabriken e Gerdecit sipas ligjeve ne fuqi.

Ne deklaraten e avokatit thuhet se Shkelzen Madani ka qene nje nga anetaret e komisionit per cmimin e fishekeve dhe se cmimi i ulet per shitjen e tyre sic pretendon prokuroria i cili eshte vendosur nga Madani eshte referuar me cmimet e meparshme.

Per te vendosur cmimet e fishekeve Madani si antar i komisionit i eshte permbajtur praktikave te meparshme dhe per kete arsye nuk mund te akuzohet per shperdorim detyre ka pohuar Beti perpara gjykates.

Ndersa kane kundershtuar provat e akuzes edhe dy te arrestuarit Ylli Pinari ish drejtori i MEICO i cili ka pohuar se ka dhene infomacion firmes ameriken SAC sic mund tu jepej cdo investitori qe ka ne mend te investoj ne vendin tone.

Ndersa deklarata tjeter ka qene ajo e Dritan Minxollit ish drejtor i fabrikes i cili ka pohuar se ne lidhje me shkresat e derguara nga minsitria e mbrojtjes ne emer te Minxollit ashtu sic pretendon prokuroria ish drejtori i fabrikes e ka hedhur poshte duke pohuar se nuk ka pasur asnje letershkembim per sasine e municioneve qe demontoheshin ne fabrike mes tij dhe minsitrise gjithcka behej nga eksperte te ketij institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›