E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Mediut, avokati kërkon pushim të çështjes

Avokatët: Të mbyllet procesi ndaj Mediut, shkak imuniteti
Tiranë - Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrotjes Fatmir Mediu, për përfshirjen e tij në tragjedinë e Gërdecit.
Avokati mbrojtës i Mediut, Ardian Visha kërkuar pezullimin e çështjes duke paraqitur si provë mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti.
Trupi gjykues në Gjykatën e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, pasi mandati i deputetit i jep imuniteti Fatmir Mediut.Ndërkohë, Sokol Stojani, kreu i grupit hetimor ka deklaruar se kjo kërkesë është e pabazuar në ligj.
Trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim.
Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, gjatë kohës që drejtonte ushtrinë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›