E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj atentatorit te ambasades se SHBA avokati Ka probleme mendore

Bosnje 31 tetor 2011 NOA - Avokati Senad Dupovac njoftoi qe 23 vjecari Mevlid Jasharevic ka deklaruar se nuk ka pasur bashkepunetore per sulmin ndaj ambasades amerikane ne Sarajeve njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Megjithate ai shprehi shqetesimin per gjendjen psiqike te te pandehurit. Ai eshte konfuz dhe nuk mendoj se eshte i vetedijshem per veprimet e veta. Besoj se ai ka nevoje per nje ekspertize psiqike tha ai pas takimit me klientin e tij.
Prokurori i shtetit te Bosnjes Dubravko Kampara tha se do ti kerkoje gjykates shteterore te henen qe te urdheroje masen e burgimit per Jasharevicin lidhur me dyshimet per terrorizem. Prokurori tha se jane arrestuar dy njerez ne Bosnje me dyshimet per ekzistimin e nje lidhshmerie me Jasharevicin.
Policia serbe arrestoi- per ti liruar me vone 17 njerez ne tri vende ne jug-perendim te shtetit-perfshire Novi Pazarin vendlindjen e sulmuesit.
Sulmi i se premtes ndaj ambasades se Shteteve te Bashkuara paralizoi Sarajeven derisa Jasharevic u plagos nga forcat policore per tu arrestuar me pas.
Nje polic u plagos gjithashtu gjate ketij incidenti.
NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›