E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjyqi penal ndaj Trump, juria me 12 anëtarë dëgjon palët dhe më pas dëshmitë

Gjyqi penal që nis sot në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump do të fillojë me deklaratat hapëse të dy palëve dhe do të pasohet nga dëshmitë.

Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur një pagesë prej 130 mijë dollarësh  ndaj aktores së filmave për të rritur Stormi Daniels.

Kjo e fundit pranoi shumën për të heshtur lidhur me një marrëdhënie që ajo pretendon se ka patur me Trump para nisjes së fushatës presidenciale të vitit 2016. Vetë ish-presidenti e ka mohuar lidhjen e aktoren.

Mes dëshmitarëve që do të sillen në gjyq do të jetë edhe Stormi Daniels, por edhe ish- avokati i Donald Trump Majkëll Kohen.

Ky i fundit është dënuar më parë me burg, lidhur me rolin e tij në pagesën e bërë për siguruar heshtjen e ish-aktores Daniels, por edhe për shkelje të tjera përfshirë ato që ka gënjyer Kongresin.

Procesi ndaj Donald Trump vlerësohet si gjyqi parë historik i një ish-presidenti amerikan.

Trump është ish-Presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg.

Gjyqi zhvillohet në një kohë që Donald Trump garon për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në muajin nëntor përballë presidentit aktual Joe Biden.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›