E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtare te "lehte" per kryesfidat

Shorti i gjyqtareve per javen e 30-te te Kampionatit Kombetar te Futbollit ka sjelle emra jo te pritshem per dy takimet, ku kryesueset perplasin briret. Dy sfidat kryesore te javes se 30-te te Kategorise Superiore, ku do te perballen midis tyre kater ekipet qe pretendojne per nje vend ne Evrope, Tirana (4)-Dinamo (1) dhe Besa (3)-Partizani (2), do te gjykohen respektivisht nga Ervis Peza dhe Aranit Lulaj. Dy gjyqtaret nderkombetare, Sokol Jareci dhe Albano Janku, do te drejtojne perkatesisht Flamurtari-Kastrioti dhe Vllaznia-Skenderbeu. Lorenc Jemini eshte bilbili i Elbasani-Beselidhja dhe Bardhyl Pashaj i Shkumbini-Teuta. Duket e cuditshme qe per dy ndeshjet me te forta, shorti i gjyqtareve ka hedhur pas shpine emrat e dy bilbilave kryesore dhe ka caktuar Lulajn dhe Pezen, qe, per te thene te drejten, do te kene shume pune ne keto takime dhe ku do te perballen me shume trysni, nga vete pesha e madhe qe kane perballjet ne fjale.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 30

03.05.2008

Tirana-Dinamo 16:30

E. Peza, F.Elezi - L.Mustafaraj

Besa-Partizani 16:30

A. Lulaj, A. Lamce - D. Salaj

Vllaznia-Skenderbeu

A. Janku A. Molla - E. Jorgji

Elbasani-Beselidhja

L.Jemini, A. Guce - M. Dervishi

Shkumbini-Teuta

B. Pashaj, G. Qirici - S. Avdo

Flamurtari-Kastrioti

S.Jareci, E. Bicaku - A. Pregja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›