E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat, si heton prokuroria mjekimin e gabuar

Megjithese ndaj mjekeve jane ngritur akuza per operacionin e neglizhenca ne kurim qe kane kushtuar jeten e pacienteve, organet e drejtesise nuk kane perfunduar me sukses asnje prej ceshtjeve. Megjithese Kodi Penal, ne nenin 96, parashikon nga gjobe deri ne 5 vite heqje lirie, nje prej ceshtjeve gjyqesore eshte mbyllur me pafajesi dhe tjetra ne gjykim. Cdo mjek mund te hetohet pas nje denoncimi te bere nga te afermit e nje personi qe ka humbur jeten gjate mjekimit. Pas depozitimit te kallezimit penal ne kryesekretarine e prokurorise, behet edhe regjistrimi penal. Me pas, dosja i kalon per hetim nje prej prokuroreve qe perzgjidhet. Ky i fundit mund te jete prokuror qe eshte i gatshem ate dite per linjen perkatese, ku edhe ka ndodhur ngjarja, ose prokuror qe ka qene i gatshem diten e ngjarjes. Pas marrjes ne dore te dokumenteve, prokurori merr ne pyete personin qe akuzohet per vepren penale, e cila eshte "mjekim i pakujdesshem". Nderkohe qe nga ana tjeter Mjekesia Ligjore ngarkohet per nje akt-ekspertimi, qe te percaktoje arsyet nga edhe ka ardhur vdekja e pacientit. Nderkohe qe prokuroria sekuestron kartelen mjekesore te pacientit, per te pare edhe mjekimet qe jane ndjekur, apo analizat e kryera para operacionit per te pare nese ka pasur ndonje semundje apo probleme ne gjak. Pyetjes se prokurorise i nenshtrohen edhe te gjithe infermieret apo doktoret e pavijonit te spitalit. Marrja ne pyetje nga ana e prokurorise sjell nje pasqyre te qarte ne lidhje me mjekimin qe ndiqet ne spital, gjendjen e pacientit dhe kurimin qe mund te jete kryer nga mjeku. Ekspertiza e bere nga ana e Mjekesise Ligjore vendos edhe shkaqet e vdekjes se pacientit, nese kane qene natyrale, pra reagim i keq i organizmit, apo si rezultat i mjekimit me medikamente jo te duhura nga ana e mjekut. Ne rast se Mjekesia Ligjore vendos qe vdekja e pacientit ka qene si pasoje e mjekimit te pakujdesshem, atehere prokuroria merr si te pandehur mjekun, duke i komunikuar edhe nje akuze. Ne rast se ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se pacienti ka vdekur per arsye natyrale, atehere prokuroria pushon hetimet per kete dosje. Ne te dyja rastet e vendimit qe merr prokuroria, te dyja palet, si ana paditese, ashtu dhe pala e paditur vihen ne dijeni ne lidhje me vendimin e marre. Kur ceshtja shkon ne gjykate, nese jepet pafajesia, prokuroria ka te drejte qe brenda dhjete ditesh te apeloje, ashtu sikurse edhe kur shpallet denimi per te akuzuarin, lind e drejta e apelimit.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›