Gjyqtarët e çerekfinaleve në Champions: Vincic do vendosë drejtësi në sfidën Inter-Bayern

UEFA ka publikuar emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësi në sfidën Inter-Bayern Mynih, ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të planifikuar për të mërkurën: arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë sllovaku Slavko Vincic.
Këtë vit ai i ka arbitruar zikaltërit në humbjen e tyre të vetme evropiane të sezonit: disfatën 0-1 në Leverkusen kundër Bayer. Me Bayernin ka një fitore (2-0 ndaj Leverkusenit në 1/8) dhe një humbje, 1-4 në grup ndaj Barcelonës.
Francezi François Letexier do të arbitrojë sfidën Real Madrid-Arsenal, José María Sánchez Martínez do të vendosë drejtësi në përballjen Aston Vila-PSG, ndërsa takimin Dortmund-Barcelona do të gjykojë Maurizio Mariani.