E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët e takimeve për javën e 22-të të Superligës

Tiranë - Shorti i hedhur në televizionin Alsat ka përcaktuar gjyqtarët për javën e 22-të të Superligës shqiptare. Ndeshja më e rëndësishme, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, do të gjykohet nga Aranit Lulaj.

Ndeshjen e Tiranës në transfertë me Lushnjen do ta gjykojë Kridens Meta. Ndeshja tjetër delikate, ajo mes Elbasanit dhe Partizanit në “Ruzhdi Bizhuta” do të gjykohet nga Bardhyl Pashaj.

Besa-Apolonia do të gjykohet nga kryesori Sokol Çekaj. Ervis Peza do të jetë gjyqtari i takimit të Peqinit, Shkumbini-Flamurtari. Ndeshja e kryeqytetit mes Dinamos dhe Besës do të gjykohet nga i riu Edvin Hoxha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›