E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët japin llogari në FSHFPresidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, akuzoi gjyqtarët se “shiten për dy mijë euro”,

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Federata Shqiptare do të zhvillojë sot një analizë të punës së gjyqtarëve gjatë 12 javëve të para të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë.

SHUMË TË PËRFOLUR
Gjatë 12 javëve janë zhvilluar në total 72 ndeshje, kanë gjykuar gjithsej 13 gjyqtarë, ku numrin më të madh të ndeshjeve të drejtuar e ka Lorenc Jemini (9 ndeshje), i ndjekur nga Albano Janku dhe Sokol Jareci (8 ndeshje). Gjyqtarët janë akuzuar shpesh nga klubet apo presidentët e tyre për paaftësi në drejtimin e ndeshjeve, por dhe akuza për blerje nga klube të ndryshme.

AKUZA TE ASHPRA
Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, akuzoi gjyqtarët se “shiten për dy mijë euro”, ndërkohë që presidenti i nderit i Apolonisë, Koço Kokëdhima, një prononcim gjatë rubrikës sportive “Skaner Kampionat” në televizionin “Alsat”, hodhi akuza të ashpra në adresë të gjyqtarëve: “Ata gjyqtarët blihen, paguhen, rekrutohen duke tradhtuar përgjegjësinë që kanë në detyrën e tyre, si dhe duke vrarë besmin për një garë të pastër”.

RASTI JARECI
Rasti më tipik i një gabimi dhe pranimi të tij është ai i ndërkombëtarit Sokol Jareci, i cili e pranoi se kishte gabuar në mosdhënien e penalltisë në minutat e fundit të supersfidës Besa-Dinamo (0-1, java 10).

Numri i klikimeve - 1393
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›