Abraham: Nuk gabojmë në KorçëNigeriani eshte i huaji i vetem qe ka fituar 4 tituj kampione ne Shqiperi

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi nigerian i Tiranës, Abraham Alecheny, pohoi se bardheblutë nuk mund të gabojnë në transfertën e fundjaves me Skënderbeun në Korçë.
REKORDMEN ABSOLUT
Rekordmeni absolut, si lojtari i huaj me më shumë tituj kampion - 4 të tillë, me 3 skuadra të ndryshme, Elbasani, Tirana, Dinamo – tha për gazetën “Metropol Sport”: “Nuk e diskutojmë trepikëshin dhe pas fitores me Flamurtarin (0-2) jemi të bindur se mund t’ia dalim edhe në Korçë”. Në ndeshjen e fazës së parë, Tirana fitoi 1-0 me Skënderbeun në “Qemal Stafa” me një penallti të realizuar nga Blendi Nallbani. Tirana në 12 javët e para ka grumbulluar 20 pikë, aq sa Apolonia e vendit të tretë. Në transfertën e fundit 24-herë kampionët e Shqipërisë humbën 1-0 në Laç.
Numri i klikimeve - 1392
E Enjte, 03 Dhjetor 2009