E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjyqtarët në sitën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë/Do t’i nënshtrohen inspektimit të shumëanshëm periodik

18-11-2012 / Gazeta 55

Nëse më përpara gjyqtarët nuk vlerësoheshin për performancën dhe punën e tyre tani me sistemin e ri të vlerësimin të gjyqtarëve të miratuar nga KLD një gjë e tillë do të bëhet në mënyrë periodike nga dy inspektoriatet ai i KLD dhe MD. Sistemi i vlerësimit i ndarë në 4 grupe do të përfshijë aftësitë profesionale, shpejtësinë e gjykimit, numrin e çështjeve të gjykuara dhe respektimin e afateve ligjore. Në vlerësim do të përfshihen gjithashtu vendimet gjyqësore të dhëna nga çdo gjyqtar me numrin e të pandehurve  aftësitë për të dëgjuar dhe komunikuar në sallën e gjyqit, aftësitë e gjyqtarit për tu përshtatur, aftësia për të drejtuar procesin gjyqësor. Pjesë e rëndësishme e vlerësimit do të jete dhe numri I vendimeve të gjyqtarit qe janë rrezuar nga gjykatat superiore. Risi e sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve është fakti që nëse ky i fundit ka ankesë për vlerësimin që I është bërë mund të dëgjohen argumentet e tij nga anëtarët e KLD-së të cilët me pas e votojnë këtë vlerësim te bere nga 2 inspektoratet. Një rast i tillë ndodhi me gjyqtarin e krimeve të rënda Luan Hasneziri i cili ishte vlerësuar “mirë” nga inspektorët por më pas KLD e votoi atë si “shumë mirë”. 
Vlerësimi keq, mire dhe shumë mirë për gjyqtarët është i rëndësishëm për karrierën e tyre. Deri tani janë vlerësuar 7 gjyqtarët e krimeve të rëndë, Gurali Brahimllari, Sandër Simoni, Etleva Deda, Luan Hasneziri, Ardit Mustafaj, Bardhyl Dhamo e Nertina Kosova të cilët morën vlerësimin shumë mirë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›