E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot-Burrel qellohet me bresheri automatiku nje mjet

Persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri një person, duke e lënë të plagosur. Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë të shtunës rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Milot-Burrrel, në vendin e quajtur Bushkash, ku shtetasi Agim Hajdini 34-vjeç teksa udhëtonte me një automjet tip “Fiat” me targa AA 440 ET, së bashku me të fejuarën është përballur me të shtëna armësh që vinin në drejtim të tij nga persona të maskuar, ku si pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa e fejuara fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime
Sipas policisë, maskat kanë qëlluar nga krahu i shoferit, i cili udhëtonte nga Tirana në drejtim të Burrelit, ndërkohë që Hajdini ka vazhduar rrugën edhe për 4 km në gjendje të plagosur deri në spitalin e Burrelit, për të njoftuar më pas autoritetet policore. 
34-vjeçari Hajdini ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe të shumta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›