E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët, sërish personazhë per gabime njerëzore Goli i Vangjel Miles në takimin Teuta-Dinamo (0-0) u anulua në mënyrë të dyshimtë, pasi anësori Mali e cilësoi si të parregullt. Partizani nuk fiton as me Lushnjën në Tiranë

Edhe pse të gjithë prisnin fitoren e parë në shtëpi dhe të dytën sezonale të Partizanit, skuadra e Shpëtim Duros nuk arriti t’i imponohej Lushnjës në “Selman Stërmasi”, skuadrës së vetme me të cilën ka fituar në fazën e parë. Katër gola krijuan emocione të mëdha në “Loni Papuçiu”, por me të kënaqur mbetën fierakët në barazimin 2-2 të Apolonisë me Elbasanin.

TEUTA- DINAMO 0-0

Teuta i pati të gjitha mundësitë të fitonte me Dinamon (0-0) në përballjen e parë sezonale në “Niko Dovana”, por goli i rregullt i Vangjel Miles, në ekstremin e pjesës së dytë u anulua në mënyrë të dyshimtë, pasi anësori Mali e cilësoi si të parregullt. Beratasi Mile shënoi pas një topi të grushtuar nga portieri. Gjithesi, ky rast pritet të diskutohet gjatë. Gjyqtari Latifi ka nxjerrë edhe tre kartonë të verdhë për shkak të protestëns së futbollistëve durrsakë. Ky ishte barazimi i dytë pa gola midis dy skuadrave, por ajo që bie në sy është fakti se kampionia në fuqi, Dinamo, pas humbjes me Bylisin një javë më parë, ende nuk e ka gjetur veten. Trajneri Daliç duhet të gjejë skemën fituese për 17-herë kampionët, që kanë fituar vetëm 4 nga 12 ndeshje të zhvilluara.

PARTIZANI-LUSHNJA 0-0

Edhe pse të gjithë prisnin fitoren e parë në shtëpi dhe të dytën sezonale të Partizanit, skuadra e Shpëtim Duros nuk arriti t’i imponohej Lushnjës në “Selman Stërmasi”, skuadrës së vetme me të cilën ka fituar në fazën e parë. Ky ishte barazimi i tretë rrësht i Partizanit, pas atyre me Besën e Elbasanin. Komentet pët këtë takim krejtësisht të zbehtë janë të tepërta, përveç faktit së nëse trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro u largua i dëshpëruar nga stadiumi i “vogël” i kryeqytetit, ai i Lushnjës, Vasil Bici, pas humbjes fatale me Tiranën (autogol i Ndonit), i gëzohet pikës së parë kundër një skuadre nga kryeqyteti.

APOLONIA-ELBASANI 2-2

Katër gola krijuan emocione të mëdha në “Loni Papuçiu”, por me të kënaqur mbetën fierakët në barazimin 2-2 të Apolonisë me Elbasanin. Ky ishte barazimi i dytë rresht 2-2 i verdhebluve të Mirel Josës në transfertë. Braziliani i Apolonisë, Junior çeli serinë e golave në minutën e 27-të (goli i tij i dytë sezonal), por Skerdi Bejzade barazoi katër minuta para përfundimit të pjesës së parë. Ky ishte goli i parë i ish-sulmuesit të Partizanit. Oriand Abazaj me golin e tij në minutën e 51-të dëshmoi se është një ndër sulmuesit më në formë, pasi ish-lojtari i Kastriotit shënon rregullisht prej tre ndeshjesh. Për Abazaj ky ishte edhe goli i tretë sezonal. 20-vjeçari Arbër Dhrami me golin e tij në minutën e 75-të i dha dhe pikën e çmuar Apolonisë, që ruajti të pandryeshëm diferencën me dy vendet e fundit në tabelë Partizanin e Lushnjën.

BYLIS-SHKUMBINI 2-1

Klevis Dalipi, i cili sezonin e kaluar mbronte ngjurat e Shkumbinit ishte dhe autori i golit të dytë të Bylisit në fitoren 2-1 të formacionit ballshiot kundër peqinasve. Ky ishte një tjetër sukses i trajnerit të mirënjohur Hysen Dedja, që tashmë e ka ngjitur skuadrën në kuotën e 15-pikëve, shtatë më shumë se Partizani e Lushnja, e dy më shumë se Apolonia e vendit të 10-të. Portugezi Pedro Paulo Pinhero Das Neves shënoi golin e parë në minutën e 28-të, por gjirokastrit i Shkumbinit, Arlind Nora barazoi të 58’. Njëzet minuta më pas ishte Dalipi i “madh” ai që vulosi edhe shifrat në 2-1, duke i dhuruar presidentit Besnik Kapllanaj fitoren e katërt sezonale dhe të gjashtën historike ndaj Shkumbinit.

FLAMURTARI-BESA 2-0

Skuadra kavajase ka humbur imazhin e saj në dy ndeshjet e fundit, kur formacioni i Ilir Dajës, pas humbjes 3-1 me Apoloninë në Fier, humbi edhe sot 2-0 me Flamurtarin në Vlorë. Golat e vlonjatëve të Emdond Liçajt, i cili regjistroi fitoren e parë në bankinën e Flamurtarit, mbajnë firmat e Mate Brajkoviç  në të 53’- goli i katërt sezonal i kroatit, dhe Ilirjan Caushajt në minutën e 91-të, autorit edhe të fitores së parë në Kavajë me Besën. Kavajasit i kanë humbur të dyja takimet me Flamurtarin, me të cilin janë barazuar edhe me pikë, tashmë në kuotën 16.

Teuta-Dinamo 0-0
Ndeshje: 124
Fitore vendasit: 25
Barazime: 38
Fitore miqte: 5
Golat: 100-184
Faza I: 0-0
Faza II: 0-0

Bylis-Shkumbini 2-1
Shënues: Nevez 28’, Dalipi 78’/ Nora 58’
Ndeshje: 15
Fitore vendasit:6
Barazime:3
Fitore miqte:6
Golat:13-18
Faza I: 1-4
Faza II: 2-1

Flamurtari-Besa 2-0
Shënues: Mate Brajkovic 53’, Caushaj 91’
Ndeshje: 118
Fitore vendasit: 34
Barazime: 31
Fitore miqte: 54
Golat:109-146
Faza I:1-0
Faza II: 2-0

Apolonia-Elbasani 2-2
Shënues: Junior 27’, Dhrami 75’/ Bejzade 41’, Abazaj 51’
Ndeshje:62
Fitore vendasit:24
Barazime:21
Fitore miqte:17
Golat:74-61
Faza I:0-0
Faza II: 2-2

Partizani-Lushnja 0-0
Ndeshje:85
Fitore vendasit:51
Barazime:27
Fitore miqte:7
Golat:155-51
Faza I: 1-0
Faza II: 0-0

Tirana-Vllaznia 1-1
Shënues: Debolli 78’/ Boadu 34’
Ndeshje: 151
Fitore vendasit: 69
Barazime:35
Fitore miqte:47
Golat:215-177
Faza I: 0-0
Faza II 1-1

Albania-sport.com

E Diele, 23 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›