Gjyqtari Poll: Fergie e Mourinho ndikojnë tek ne

Ish gjyqtari i famshëm anglez, Graham Poll ka deklaruar se në përvojën e tij ka vërejtur se Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho janë dy gjyqtarë që përdorin influencën e tyre tek gjyqtarët. Poll ka thënë se shpesh ka referuar kundër skuadrave të tyre dhe se ka vërejtur ndikimin e tyre në gjyqtarë.
"Mourinho më prezantoj para skuadrës së tij si gjyqtari më i mirë në Evropë. Unë drejtova ndeshjen e tij të parë në kampionat, fitoren 1-0 ndaj Mançester Junajtid. Pas takimit më pyeti nëse gjithçka ishte në rregull dhe unë iu përgjigja me humor se dhoma e gjyqtarëve kishte nevojë për të paktën një lyerje të re. Në 6 ndeshjet që kam referuar ndaj tij gjithmonë jam ndier në një presion sepse ai më deklaratat e tij di të jetë provokues. Në disa raste ai ka fyer rëndë gjyqtarët" deklaroj Poll.
Në anën tjetër Poll foli edhe për Sir Alex Fergusonin duke thënë se ai është më tërheqës dhe se nuk merret fort me gjyqtarë.
"Ai është më tërheqës dhe ka qëndrim. Ferguson nuk merret fort me gjyqtarët. Por kur gjykosh ndaj skuadrës së tij gjyqtari nuk mund të jetë i qetë pasi që ai pas ndeshjes mund të jetë i vështirë me deklaratat e tij" deklaroj Poll./Indeksonline/