Zyrtarizohet kalimi i Kasamit

Futbollist shqiptar i skuadrës angleze Fulham, Pajtim Kasami është pajtuar për rikthimin e tij në kampionatin zvicëran. Kasami është pajtuar që të huazoet në skuadrën e Luzern deri në fund të këtij edicioni.
Kasami nuk arriti të gjejë vend në përbërjen e parë të Fulham duke qenë në kërkim të një skuadre të re.
Kasami kishte marrëveshje me skuadrën italiane Peskara në afatin e janarit por që një problem me rrjet Wi-Fi bëri që të dështoj transferi i tij në minutat e fundit të afatit kalimtar./Indeksonline/