E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari bënë iftar në fushë, ndërpreu ndeshjen

Një rast interesant është parë në ligën e futbollit të Senegalit. Në ndeshjen mes Casa Sport dhe Yeggo, gjyqtari Oussneoy Gueye i befasoi të gjithë më vendimin e tij.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes për një moment e ndërpreu ndeshjes. Gueye ishte duke e agjëruar, ndërsa vendosi të bëjë iftar në fushë. Duke e shuar etjen dhe dukë ngrënë pak ushqim në dorë, Gueye i la në pushim për disa minuta lojtarët në fushë. Tifozët filluan të protestojnë me vendimin e tij. Ai pas ndeshjes e arsyetoj këtë gjest në një mënyrë të thjeshtë.

"Me rregulla ndoshta nuk është e lejuar. Por në lojë secili mund të gëzojë një pushim të shkurtër për të plotësuar një nevojë shëndetësore. Trupi i njeriut ka nevojë për uji" deklaroi gjyqtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›