Pique: Vështirë të gjejmë një mbrojtës

Gerard Pique ka vlerësuar se Barcelona do ta ketë të vështirë për të gjetur një mbrojtës cilësor për skuadrën. Pique tha se profili i lojtarëve që duhet të luajnë te Barcelona, është i rrallë.
"Do të jetë problematike për skuadrën që të gjejë një mbrojtës të ri. Profili i lojtarëve që i përshtaten Barcelonës, është shumë i rrallë. Si skuadër kemi një lojë unike. Mendoj se në skuadër poashtu kemi lojtarë cilësorë në mbrojtje. Unë besoj në partnerët e mi në mbrojtje, mendoj se kemi disa lojtarë cilësorë" deklaroi Pique./Indeksonline/