Gjyqtari gjerman i'a sheh "sherrin" Barcelonës

Gjyqtari i njohur gjerman, Wolfgang Stark është dënuar nga Komiteti Teknik i Arbitrazhit pas gjykimit tejet të dobët në ndeshjen PSG-Barcelona.
Sipas këtij institucioni, gjyqtari gjerman e kishte dëmtuar Barcelonën në tre raste, ndërsa njëri gabim pasoj me golin e Ibrahimovic i cili ishte në ofsajd.
Stark nuk do të lejohet të drejtoj asnjë ndeshje më në garat evropiane duke u penalizuar për gjykimin e tij.
Pikërisht Barcelona e kishte këshilluar UEFA-n që të shikoj vendimet e dyshimta të këtij gjyqtari./Indeksonline/