E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda: BE-ja nuk e ka përmendur Asociacion e Komunave

Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e vetme, dhe se Kosova mbetet e përkushtuar në këtë proces, ani pse Beogradi refuzoi marrëveshjen për normalizimin e veriut të Kosovës, sipas Pakos së Ahtisarit. Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda ka theksuar për Indeksonline se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ende nuk ka shënuar kolaps dhe pse ende nuk ka përfunduar.

Refuzimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë, Deda e sheh si humbje të kredibilitetit të vetë Bashkimit Evropian. Ai mendon se me refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes, Serbia e ka refuzuar presion kohorë, i cili është vet caktuar nga Baronesha Ashton.

Sipas ish këshilltarit të presidentes, Kosova duhet të kërkojë që në tavolinën e bisedimeve të jetë marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, e cila ne mënyrë eksplicite do të thërret për anëtarësimin e Kosovës për OKB.

Madje, sipas Dedës, BE-ja asnjëherë më parë nuk ka përmendur krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas tij, pala kosovare është bllokuar pas këtij propozimi pa nevojë.

“BE-ja për momentin nuk është e qartë se çka do të bëjë. Nëse e shohim komunikatën e Këshillit evropian të dhjetorit të vitit 2009, aty BE-ja ka tri kushte, e këto janë tri marrëveshje që është kërkuar të realizohen, njëra për tërheqjen e forcave të sigurisë së Serbisë nga Kosova. Marrëveshja e dytë ka të bëjë me telekomunikacion, dhe e treta për energjinë. Ne tash jemi bllokuar pas marrëveshjes për asociacion e komunave me shumicë serbe, e cila nuk ka qenë kusht i BE-së”, tha Deda. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›