Gjyqtari i Prizrenit: Ministritë po pengojnë gjykimin e Albana Vokshit
TIRANE-Gjykimi i deputetes se Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shtyre për në shtator. Shkak për këtë është bërë mungesa e përgjigjes se ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të Kosovës, të cilat nuk kanë sqaruar për gjykatën për kundravajtje, të drejtat që gëzojnë personat me pasaportë diplomatike.
Kryetari i Gjykatës për kundravajtje të Prizrenit, Alija Fazlij tha dje se prej dy muajsh janë në pritje të kësaj përgjigjeje. Kjo kërkesë do t'i shtrohet edhe një herë të dyja ministrive, dhe nëse nuk merret një përgjigje atëherë gjykata do të veprojë sipas udhëzimeve përkatëse. Ministria e Brendshme nuk ka preferuar të prononcohet për këtë çështje. Nëpërmjet postes elektronike kjo ministri sqaron se çështja tashmë i takon gjykatës kompetente, ndërsa për rastin e sjelljes se policëve është dhënë vendimi nga inspektorati i policisë, me pezullim dymujor nga puna. Edhe ministria e Jashtme është mjaft e rezervuar.
Deputetja Albana Vokshi u dënua me 250 euro gjobë nga gjykata për kundravajtje e Prizrenit për fyerje ndaj policëve të doganës në pikën kufitare të Vërmicës. Në aktvendimin e Gjykatës së parë deputetja Vokshi citohet t'i jetë drejtuar policit kufitar me fjalët "Ti qenke kafshë" dhe "Jeni mësuar ju me serbët."
(d.b/GSH/BalkanWeb)