E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet babai i 3 fëmijëve

SHKODER-Babai i 3 fëmijve është vrarë në Oblik të Shkodrës nga persona ende të panjohur bën të ditur policia e Shkodrës.
Sipas Policisë 40 vjecari Agim Shallani është qëlluar pas mesnate për vdekje me pistoletë me dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë. Policia nuk ka të dhëna për autorin dhe mister për efektivët blu mbeten ende dhe motivet e vrasjes.
Nga hetimet paraprake mësohet se 40 vjecari ka qënë duke u kthyer në banesë në momentet kur një person i është afruar dhe e ak qëlluar me pistoletë.
Po kështu policia mëson se 40 vjecari nuk ka patur konflikte të mundshme, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth këtij ekzekutimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›